Përmes një shkrese adresuar Ministres Hajdari, Oda e Afarizmit të Kosovës shprehu shqetësimin e saj për propozimin që të merret vendim për ndalim të qarkullimit të të punësuarve nga një komunë në tjetrën.
OAK konsideron që një vendim të tillë do të rrezikohet funksionimi i bizneseve esenciale. Andaj lidhur me këtë OAK kërkoi që një numër i kufizuar i stafit të ndërmarrjeve, nga sektorët të cilët kanë të lejuar ushtrimin e veprimtarisë të i’u krijohet mundësia për lëvizje.
Kjo është më se e nevojshme për menaxherët dhe sigurimin fizik të objekteve, të cilat për shkaqe sigurie është e nevojshme që të vizitohen objektet nga menaxherët,ndërsa sigurimi duhet të jetë 24h.