Obama flet për fitoren e demokratëve në SHBA

Obama flet për fitoren e demokratëve në SHBA

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama vlerësoi sot se rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit ishin një fillim, pas rimarrjes nga demokratët të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan.

“Puna jonë vazhdon. Ndryshimi që kemi nevojë, nuk do të vijë vetëm me një palë zgjedhje, por është një fillim. Mbrëmjen e djeshme, votuesit në gjithë vendin e nisën”, deklaroi Obama në një komunikatë.

Ish-presidenti demokrat, i larguar nga jeta politike që pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, u përfshi gjerësisht në fushatën e zgjedhjeve të mesmandatit ku u votua për Kongresin.