Obama këmbëngulë në mbylljen e burgut të Guantanamos

Barack Obama nuk dëshiron t’ia lë çështjen e mbylljes së burgut famëkeq të Guantanamos presidentit të ardhshëm të SHBA-ve, teksa dëshiron që ta zgjidh këtë problem brenda mandatit të tij.

Obama këmbëngulë në mbylljen e burgut të Guantanamos

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka propozuar mbylljen përfundimtare të qendrës së paraburgimit të Guantanamos, në Kubë, duke thënë se pavarësisht pengesave të rëndësishme politike dhe kundërshtisë së Kongresit, ai do ta bëjë edhe një përpjeke të fundit për ta mbyllur këtë çështje.

“Nuk dua t’ia kaloj këtë problem presidentit të ri të SHBA-ve, kushdo qoftë ai. A do ta lejojmë këtë gjë të zgjasë edhe për 15 vite të tjera?”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë.

Ai po ashtu tha se mbajtja hapur e kësaj qendre të paraburgimit vetëm se e dëmton edhe më shumë imazhin e SHBA-ve.

“Mbajtja hapur e kësaj qendre paraburgimi bie ndesh me vlerat tona, si dhe dëmton qëndrimin tonë përpara syve të botës. Ajo është parë si një njollë në historikun tonë të mbështetjes së standardeve më të larta të shtetit të së drejtës”, deklaroi Presidenti i Amerikës.