Obama synon ta mbyllë burgun Guantanamo

Obama synon ta mbyllë burgun Guantanamo

Burgu ushtarak në Guantanamo Bay, pritet të mbyllet kjo pasi që Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama që kur e kishte marrë mandatin në zyrën presidenciale, ishte zotuar për mbylljen e burgut më bazë në Kubë, raporton Insajderi.

Pentagoni pritet të dorëzojë një plan në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të mbyllur burgun ushtarak, duke u ndodhur kështu në një pozitë kundërshtare me politikanët që janë opozitarë kundrejt planeve të Barack Obamas për mbylljen e kësaj ndërtese.

Zëdhënësi i Pentagonit kapiteni Jeff Davis, ka thënë se administrata amerikane të martën do të prezantojë para kongresit një plan të detajuar për mbylljen e ndërtesës. Në këtë burg ka edhe 91 të burgosur, shkruan Al Jazeera.

“Ne e kuptojmë afati është nesër dhe është qëllimi ynë për të përmbushur atë”, ka thënë të hënën Davis./Insajderi.com