Më shumë se 1.7 milionë kopje të librit më të ri të ish-presidentit amerikan, Barack Obama, janë shitur në Amerikën vetëm gjatë javës së parë të daljes në shitje, shkruan Fox News, njofton Insajderi.
“A promised Land”, është shitur në të gjitha formatet – fizike dhe online, dhe ka vendosur rekordin e shtëpisë botuese “Penguin”.
Me 17 nëntor libri ka dalur në treg edhe në shtetet të tjera jashtë SHBA-ve dhe tashmë është i përkthyer ne 20 gjuhë.
Shpejt do të përkthehet edhe në gjashtë gjuhë të tjera.