Republikani Donald Trump nuk do të bëhet president sepse puna e presidentit është një punë serioze, ka thënë presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
“Unë vazhdoj të besoj se Trump nuk do të bëhet president dhe arsyeja është se unë kam shumë besim te njerëzit amerikan”, ka thënë Obama, raporton BBC
Trump, një biznesmen miliarder, është njëri prej kandidatëve kryesor nga partia e tij për të qenë njeriu i parë i Shtëpisë së Bardhë.
Ai e ka fituar deri tash njërën prej garave për kandidatët presidencial dhe është duke kryesuar në anketat e Karolinës Jugore ku republikanët do të votojnë të shtunën.
Duke folur në samitin ekonomik ASEAN në Kaliforni, presidenti ishte pyetur nga gazetarët lidhur me Trumpin.
“Elektorati nuk do ta zgjedhë atë, sepse ata e kuptojnë që posti i presidentit është një punë serioze”, ka thënë Obama, raporton Insajderi
Më tutje ai ka thënë se kjo punë nuk është diçka si të jesh nikoqir i një programi argëtues apo interviste, nuk është promovimi dhe nuk është tregu, është e vështirë.
“Nuk është çështje e kënaqjes dhe e të bërit gjithçka që do të të bënte titull kryesor në lajme çdo ditë”, është shprehur Obama.
Ndërkaq, Trump ka reaguar duke thënë se është një kompliment të kritikohesh nga një president që ka dëmtuar aq shumë shtetin./Insajderi.com