Presidenti amerikan, Barack Obama ka përshëndetur këngëtarin dhe kompozitorin, Bob Dylan, që fitoi çmimin Nobel të Letërsisë, duke u shprehur se është një nga poetët e tij të preferuar.
“Urime për një nga poetët e mi të preferuar, Bob Dylan, për këtë Nobel krejtësisht të merituar”, shkruan në profilin e tij Twitter presidenti amerikan, transmeton atsh.
Mesazhi i tij shoqërohej nga një lidhje me një seri këngësh të artistit amerikan, që ndodheshin në platformën e dëgjimit të muzikës në internet, “Spotify”.