Obeziteti rrit rrezikun e kontraktimit të Coronavirusit, hospitalizimit në kujdesim intensiv dhe rrezikun e vdekjes nga Covid-19, sipas një studimi të ri nga studiuesit e Universitetit të Karolinës së Veriut në Chapel Hill, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Studiuesit thonë se ekziston gjithashtu shqetësimi se një vaksinë mund të jetë më pak efektive për njerëzit me obezitet për shkak të një reagimi të dobësuar imunitar.
Ata zbuluan se njerëzit mbipeshë kishin një rrezik prej 46% më të madh për të kontraktuar Covid-19 sesa njerëzit jo mbipeshë, dhe një 113% rritje të rrezikut të shtrimit në spital.
Plus, shanset e tyre për të përfunduar në njësinë e kujdesit intensiv ishin 74% më të mëdha se ata që nuk ishin obezë. Ata gjithashtu kishin një rrezik prej 48% më të madh për të vdekur nga virusi.
Obeziteti ishte tashmë një faktor i njohur rreziku për raste më të rënda të Covid-19 sepse shkakton një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë sëmundjen e zemrës, diabetin dhe presionin e lartë të gjakut. /Insajderi.com