Objektivi i Milanit kushton 100 milionë euro

Objektivi i Milanit kushton 100 milionë euro

Sulmuesi i jashtëzakonshëm Andrea Belotti, ylli kryesor i klubit futbollistik Torino, këtë verë është objektiv i shumë gjigantëve evropianë, para së gjithash atyre italianë.

Megjithatë, trajneri i Torinos, Sinisha Mihajlloviç, ka konfirmuar se Belotti mund të largohet nga klubi vetëm nëse dikush është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro, që është klauzola liruese për futbollistin.

Sezonin e kaluar në Seria A, Belotti shënoi 26 gola, që ishte mjaftueshëm të zgjojë interesin e ekipeve Chelsea, Manchester United dhe Millan.

Megjithatë, sulmuesi 23 vjeçar, ka një kontratë e cila e lidh me klubin deri në vitin 2021, dhe një klauzolë prej 100 milionë euro.

“Presidenti i klubit, Urbano Cairo ishte shumë i qartë, ose aktivizim i klauzolës ose asgjë. Jam i lumtur që ai është akoma me ne”, tha trajneri i Torinos, Mihajlloviç, raporton AA.

Belotti mbërriti në Torino në vitin 2015 nga skuadra e Palermos.

Që atëherë, për klubin ka luajtur 74 ndeshje në të cilat ka shënuar 40 gola, ndërsa për kombëtaren italiane ka regjistruar nëntë paraqitje ku ka shënuar katër gola.