
Rreth 180 vaksina për të luftuar pandeminë COVID-19 janë në zhvillim në të gjithë botën, duke përfshirë 35 në testime njerëzore, njofton Insajderi.
Kështu bëri të ditur gjatë ditës së djeshme kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Asnjë sëmundje në histori nuk ka parë një zhvillim kaq të shpejtë në kërkime. Është një dëshmi e përparimeve të pabesueshme në shkencë dhe teknologji, që bota ka bërë në vitet e fundit”, tha ai për gazetarët.
“Duhet të përputhet me ambicien për t’u siguruar që sa më shumë persona të kenë qasje ndaj tyre”, shtoi Tedros.
E pyetur në lidhje me pretendimet e ndryshme për mbërritjen e vaksinave, kryeshkencëtarja e OBSH-së, Soumya Sëaminathan tha se njerëzit duhet të kenë parasysh se provat klinike duan kohë dhe nuk mund të nxitohen. /Insajderi.com