OBSH: Edhe fëmijët deri në moshën 12 vjeçare duhet të mbajnë maskë

OBSH: Edhe fëmijët deri në moshën 12 vjeçare duhet të mbajnë maskë

Organizata botërore e shëndetësisë, që nga koha e shfaqjes, vazhdimisht ka dhënë instruksione se si të përballemi me luftimin e pandemisë Covid 19.

Kohë më parë, ata kishin sugjeruar se fëmijëve ose adoleshentëve, të mos i’u bëhet detyrim vendosja e maskës, por ata së fundi kanë dalë me një qëndrim tjetër, njofton Insajderi.

OBSH, thotë se nga studimet e reja,  këshillohet vendosja e maskave edhe për fëmijët mbi moshën 12 vjeçare, sidomos tani që pritet të fillohet mësimi nëpër shkolla, pasi ata mund të jenë bartësit më të mëdhenjtë të virusit, si pasojë e kontakteve e tyre të përditshme në shkollë.

OBSH, thotë gjithashtu se edhe fëmijët nën moshën 12 vjeçare, duhet të bartin maska, në periudha të caktuara, sidomos kur ata gjinden në situata dhe vende të rrezikshme të përhapjes – por nuk mund të vendoset si detyrim për këto mosha.

Që nga koha e shfaqjes se Covid 19, fëmijët ishin më pak të rrezikuar nga ky virus dhe ata janë cilësuar vetëm si bartës të tij./Insajderi.com.