Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bëri thirrje të Premten kombeve të pasura që të vonojnë vaksinimet COVID-19 të fëmijëve dhe të dhurojnë doza për vendet me të ardhura më të ulëta, duke paralajmëruar që viti i dytë i pandemisë mund të jetë më vdekjeprurës.
“Në një pjesë të vogël të vendeve të pasura, të cilat blenë shumicën e furnizimit me vaksina, grupe me rrezik më të ulët tani po vaksinohen,” u tha gazetarëve nga Gjeneva, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Unë e kuptoj pse disa vende duan të vaksinojnë fëmijët dhe adoleshentët e tyre, por tani unë i nxis ata të rishikojnë dhe në vend të kësaj të dhurojnë vaksina COVAX,” shtoi ai, raporton Euronews.
COVAX është një skemë e ndarjes së vaksinave e udhëhequr nga OBSH e cila synon të vaksinojë 20 përqind të popullsisë në 92 vendet e saj anëtare me të ardhura të ulëta dhe të mesme para fundit të vitit.
Vetëm 0.3 përqind e furnizimit me vaksina deri më tani ka shkuar në vendet me të ardhura të ulëta me, që nga 12 maj, rreth 59 milion doza të vaksinave të dërguara përmes COVAX. /Insajderi.com