OBSH, mesazh për Italinë dhe Spanjën: Të shtohen përpjekjet, virusi nuk do të zhduket vetë

OBSH, mesazh për Italinë dhe Spanjën: Të shtohen përpjekjet, virusi nuk do të zhduket vetë

Pandemia e koronavirusit në Itali dhe Spanjë pritet të stabilizohet së shpejti, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Por, ekspertët paralajmërojnë se për t’i çuar rastet drejt zeros autoritet shëndetësore duhet të dyfishojnë përpjekjet.

“Ne shpresojmë se pandemia është drejt stabilizimit në Itali dhe Spanjë. Por çështja është se si do të kalohet nga stabilizimi drejt reduktimit të rasteve me Covid-19 deri në zero. Për të ulur shifrat, kërkohet dyfishim i përpjekjeve të shëndetësisë publike pasi virusi nuk do të zhduket vetë. Ai duhet të sulmohet, dhe pikërisht tek kjo duhet të fokusohen tani vendet”, tha eksperti i OBSH, Mark Ryan.