OBSH: Mund të infektoheni dy herë me Coronavirus

OBSH: Mund të infektoheni dy herë me Coronavirus

“Kanë ekzistuar disa shembuj ku njerëzit e infektuar me COVID-19, janë infektuar për herë të dytë”.

Kjo ishte përgjigje e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai ka thënë se “personat që janë prekur dy herë nga Coronavirusi janë shëruar”.

“Shumica e njerëzve që janë të infektuar me virusin zhvillojnë një përgjigje imune brenda javëve të para, por ne nuk e dimë se sa e fortë ose e qëndrueshme është ajo përgjigje imune, ose si ndryshon për njerëz të ndryshëm”, tha Ghebreyesus. /Insajderi.com