OBSH: Nga Covid-19 humb jetën një person në 17 sekonda në Evropë

OBSH: Nga Covid-19 humb jetën një person në 17 sekonda në Evropë

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Dr. Hans Kluge, tha se Evropa dhe SHBA-ja vazhdojnë të jenë epiqendra e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe se në kontinentin evropian virusi merr jetën e një personi në çdo 17 sekonda, transmeton Insajderi.

Në një konferencë për shtyp nëpërmjet videokonferencës, Kluge tha se 28 për qind e të gjitha rasteve me COVID-19 janë shënuar në kontinentin e Evropës.

Sistemet shëndetësore të vendeve janë mbingarkuar për shkak të pandemisë, njoftoi Kluge, duke nënvizuar që nuk do të jetë e nevojshme mbyllja në rast se rritet në 95 për qind përdorimi i maskës i cili aktualisht në Evropë është ende 60 për qind, raporton Anadolu Agency (AA).

Më tej Kluge tha se njësitë e kujdesit intensiv në Francë janë mbushur 95 për qind, ndërsa në Zvicër janë mbushur plotësisht. /Insajderi.com