Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar për një sistem të ri emërtimi për variantet e Covid-19.
Tani e tutje OBSH do të përdorë shkronja greke për t’iu referuar varianteve të zbuluara së pari në vende si Britania e Madhe, Afrika e Jugut dhe India.
Varianti në Mbretërinë e Bashkuar për shembull është etiketuar si “Alpha”, “Beta” ai i Afrikës së Jugut, ndërsa ai i Indisë “Delta”, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Në fillim të këtij muaji qeveria indiane kritikoi emërtimin e variantit B.1.617.2 – zbuluar për herë të parë në Indi tetorin e kaluar – si “varianti indian”, megjithëse OBSH kurrë nuk e kishte etiketuar zyrtarisht si të tillë.
Shkronjat greket nuk do ta zëvendësojnë emrin e tanishëm shkencor.
Ndërsa, nëse identifikohen më shumë se 24 variante, do të mbarojë emërimi me shkronjat greke, do të filloi pastaj një mënyrë e re emërimi./insajderi.com