Përjashtimi i vetëm është në një anije të ankoruar në Japoni, ku" />

OBSH: Nuk ka shtim të rasteve të koronavirusit

Rastet me koronavirus nuk po rriten në mënyrë dramatike jashtë Kinës, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

OBSH: Nuk ka shtim të rasteve të koronavirusit

Përjashtimi i vetëm është në një anije të ankoruar në Japoni, ku numri i të infektuarve është rritur në 218, nga 174 sa ka qenë.

OBSH-ja tha se nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh as në ashpërsinë e koronavirusit.

Shifrat e fundit flasin për 121 viktima të reja në Kinë, që e çojnë në 1,380 numrin total të të vdekurve.

Komisioni i Shëndetit Kombëtar atje tha të premten se numri i të infektuarve aktualisht qëndron në 55,748.

Mike Ryan, udhëheqës i programit të urgjencave shëndetësore pranë OBSH-së, tha se nuk ka ndryshime të theksuara në trajektoren e shpërthimit të koronavirusit.