OBSH: Pritet rritje e çrregullimeve mendore në muajt e ardhshëm

OBSH: Pritet rritje e çrregullimeve mendore në muajt e ardhshëm

Një rritje e numrit të njerëzve që luftojnë me sfida të rënda të shëndetit mendor, pritet të paraqitet gjatë muajve të ardhshëm të pandemisë, transmeton Insajderi.

Kështu ka paralajmëruar Zyra Evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, derisa u bëri thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi edhe nëse udhëzimet zyrtare në vendet e tyre lejojnë mbledhjet e Krishtlindjeve.

Dr. Hans Kluge, drejtori i OBSH-së në Europë, përsëriti në një deklaratë se pandemia ka rezultuar në një krizë në rritje të shëndetit mendor.

“Ne presim të shohim një numër më të madh të njerëzve që përballen me sfida më të rënda të shëndetit mendor në muajt e ardhshëm ndërsa realiteti i kësaj përvoje merr fuqi,” ka thënë ai. /Insajderi.com