OBT: Kufizimi i eksporteve për mallrat mjekësore, rrezik për zinxhirët kryesorë të furnizimit

OBT: Kufizimi i eksporteve për mallrat mjekësore, rrezik për zinxhirët kryesorë të furnizimit

Kufizimi i eksporteve për mallrat mjekësore si rezultat i pandemisë së koronavirusit, paraqet rrezik për zinxhirët kryesorë të furnizimit, deklaroi Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), duke raportuar se 80 vende dhe territore kanë vendosur politika të tilla.

Shumica e kufizimeve zbatohen për veshjet mbrojtëse për punonjësit e shëndetit, të tilla si syze dhe maska, dezinfektues, ilaçe, pajisje mjekësore dhe pajisje të testimit të virusit.

Disa shtete kanë ndaluar gjithashtu shitjen e ushqimeve, sapunit ose letrës higjienike jashtë vendit./ata.