Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), e ka mirëpritur vendimin e marrë nga Maqedonia e Veriut për heqjen e taksës së padre" />

Oda e Afarizmit mirëpretë vendimin për eksportimin e peshkut në Maqedoni

Oda e Afarizmit mirëpretë vendimin për eksportimin e peshkut në Maqedoni

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), e ka mirëpritur vendimin e marrë nga Maqedonia e Veriut për heqjen e taksës së padrejtë të vendosur në Qershor të këtij viti për ndalimin e importit të peshkut me origjinë nga Kosova.

Ky vendim vjen si pasojë e presionit që MTI i ka bërë shtetit Maqedonas duke vendosur taksë të ndërsjelltë ndaj disa produkteve, gjë e cila po shihet që ka pasur efektin e saj.

OAK fton Qeverinë e vendit që të rrisë përkrahjen e prodhuesve vendor dhe të përdor masa reciprociteti ndaj vendeve që po pengojnë bizneset e Kosovës.

OAK rikujton Insitiucionet e Kosovës për nevoja të mëdha që i ka biznesi vendor, andaj kërkojmë që të kenë përkrahje maksimale.  

Kujtojmë që OAK, ka reaguar mënjeherë pas marrjes se vendimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndalimin e shitjes së rasadit të Peshkut me origjinë nga Kosova, shqetësim ky që është pranuar nga biznesi anëtar Trofta-Istog.

Në lidhje me këtë OAK i është drejtuar me një letër Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë për të marrë masa urgjente për shfuqizimin e këtij vendimi.