
Odise Roshi fillon sot zyrtarisht aventurën me ekipin hungarez Diosgior (DVTK). Mesfushori i djathtë i kombëtares shqiptare u prezantua sot në stadiumin e klubit hungarez. Lajmi u konfirmua në rrjetet sociale të Diosgior, njofton Insajderi.
Largimi i tij nga Akhmat Grozny u paralajmërua para dy dite. Pas pesë viteve në Rusi, “Raketa” ka realizuar 12 gola në 87 sfida.
Pas Myrto Uzunit, Hysen Memollës dhe Herdi Prengës, Roshi bëhet lojtari i radhës kuqezi që vazhdon karrierën në Hungari.
Ai mbërriti dje në mbrëmje në Hungari dhe sot kreu vizitat mjekësore dhe prezantimin me Diosgior-in.
Kujtojmë që Roshi ka kaluar në formë huazimi te Diosgior deri në fund të sezonit dhe klub hungarez ka të drejtën e blerjes së plotë të kartonit të tij. /Insajderi.com
Az albán válogatott szélső, Odise Roshi kedd este megérkezett Diósgyőrbe, szerda kora reggel átesett az orvosi vizsgálatokon, délután pedig már a #DVTK labdarúgó csapatának edzésén vesz részt pic.twitter.com/7f566cjwrq
— DVTK (@DVTKeu) February 17, 2021