Organizata uli me 0,5 për qind parashikimin e saj për Prodhimin e Bren" />

OECD, koronavirusi, ndikim të madh në ekonomi

Organizata e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik – OECD – tha se përhapja e koronavirusit do të ketë ndikim të madh në rritjen ekonomike në të gjithë botën gjatë këtij viti.

OECD, koronavirusi, ndikim të madh në ekonomi

Organizata uli me 0,5 për qind parashikimin e saj për Prodhimin e Brendshëm Bruto në shkallë globale, duke e çuar në 2,4 për qind, niveli më i ulët që nga kriza financiare e viteve 2008-09.

Parashikimi është bërë me supozimin se shpërthimi i virusit do të zbehet gjatë këtij viti, por një shpërthim më i rëndë “do të dobësonte ndjeshëm perspektivat”, tha OECD.

Qysh tani, ekonomia globale rrezikon një tkurrje në tremujorin e parë, tha OECD, në studimin e parë të plotë të saj mbi ndikimin e koronavirusit tek ekonomitë më të mëdha në botë.

OECD u bëri thirrje qeverive të “veprojnë me shpejtësi dhe forcë” për të kapërcyer shpërthimin e virusit dhe të marrin masa për të mbrojtur të ardhurat e grupeve dhe bizneseve më të ekspozuara.