Oferta më tërheqëse për Messi-n është ajo e Inter

Oferta më tërheqëse për Messi-n është ajo e Inter

Sipas mediave spanjolle, oferta më tërheqëse për Messi-n është ajo që vjen nga Italia, saktësisht nga Inter, njofton Insajderi.

Siç raporton dhe media spanjolle “El Chiringuito TV”, oferta më tërheqëse dhe bindëse për yllin argjentinas është e klubit zikaltër, e cila ka lehtësira tatimore për të kursyer taksimin.

Në përfundim kontrate në qershor të vitit të ardhshëm, Lionel Messi rikthehet të jetë një ëndërr në merkato për shumë klube. Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” ndihet i pakënaqur në Barcelonë ku edhe në merkaton verore ishte i gatshëm t’u largonte nga klubi “blaugrana”.

Gjithashtu, për sulmuesin argjentinas ka shfaqur interesim të madh edhe skuadra angleze e Manchester City, e cila është e gatshme ta transferoj Messi-n që në janar, në mënyrë që ta rrëmbej para ekipeve tjera. /Insajderi.com