Oficeri izraelit qëllon një palestinez për vdekje

Oficeri izraelit qëllon një palestinez për vdekje

Një oficer sigurie ka qëlluar për vdekje një palestinez që kishte hedhur një thikë në drejtim të tij të martën në West Bank, ka bërë të ditur ushtria izraelite, derisa zyrtarë palestinezë kanë njoftuar gjithashtu për vdekjen e personit, shkruan Reutres, njofton Insajderi.

Incidenti ndodhi në një udhëkryq rrugësh në një zonë me vendbanime izraelite në jugperëndim të qytetit palestinez Betelhem, thuhet në komunikatën e ushtrisë.

“Oficeri hetoi një të dyshuar duke u afruar. Oficeri bashkë me një ushtarak duke përcjellur të dyshuarin qëlluan në ajër për ta ndaluar. Më pas i dyshuari hodhi një thikë në drejtim të oficerit, i cili më pas u përgjigj me shtënie me armë zjarri dhe e neutralizoi të dyshuarin”, thuhet në njoftim.

Izraeli e kishte pushtuar zonën e quajtur West Bank në vitin 1967 në Luftën e Lindjes së Mesme.

Palestinezët në anën tjetër kërkojnë ta kthejnë territorin për të krijuar shtetin e tyre që do të përfshinte atë që njihet si Rripi i Gazës dhe Jerusalemin Lindor./Insajderi.com