Jo shumë njerëz njohin Stanislav Petrov, por ai është burri që shpëtoi botën!
Më 26 Shtator 1983, planeti Tokë erdhi tmerrësisht afër një holokausti bërthamor, njofton Insajderi.
Stanislav Petrov ishte një nënkolonel në Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Bashkimit Sovjetik dhe detyra e tij ishte të monitoronte sistemin satelitor të vendit të tij, i cili po kërkonte çdo armë të mundshme bërthamore të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara.
Ai ishte në ndërrimin e natës në orët e para të mëngjesit të 26 shtatorit 1983, kur kompjuterët tingëlluan alarm, duke treguar se SHBA kishte nisur pesë raketa balistike ndërkontinentale bërthamore.
Petrovit iu desh të vepronte shpejt. Raketat e Amerikës mund të arrinin në Bashkimin Sovjetik në pak më shumë se 20 minuta.
“Nuk kishte asnjë rregull për sa kohë na lejohej të mendonim para se të raportonim një sulm”, i tha Petrov BBC-së. “Por ne e dinim se çdo sekondë e zvarritjes na merrte kohë të vlefshme, se lidershipi ushtarak dhe politik i Bashkimit Sovjetik duhej të informohej pa vonesë. Gjithë çfarë duhej të bëja ishte të arrija te telefoni; të ngrija linjën direkte te komandantët tanë të lartë – por unë nuk mund të lëvizja. Ndihesha sikur isha ulur në një tigan të nxehtë”.
Petrov ndjeu se diçka nuk ishte në rregull.
Ai ishte trajnuar për të pritur një sulm gjithëpërfshirës bërthamor nga SHBA, kështu që dukej e çuditshme që sistemi satelitor po zbulonte vetëm disa raketa që po lëshoheshin. Dhe vetë sistemi ishte mjaft i ri. Ai nuk i besoi plotësisht.
Pas disa minutash nervoze, Petrov nuk e dërgoi paralajmërimin e kompjuterit te eprorët e tij. Ai kontrolloi për të parë nëse kishte pasur një mosfunksionim të kompjuterit.
Ai e kishte pasur të drejtë.
Ai dhe të tjerët në stafin e tij arritën në përfundimin se ajo që ata po shihnin ishte një alarm i rremë. Dhe i tillë ishte; sistemi ngatërroi reflektimin e diellit nga retë me një raketë. Petrov parandaloi një luftë bërthamore midis Sovjetikëve, të cilët patën 35.804 koka bërthamore në vitin 1983, dhe SHBA, e cila kishte 23.305.
Dhe ka të ngjarë që qindra miliona njerëz do të kishin vdekur, sepse një shpërthim i tillë do të çakordonte temperaturat globale dhe të vështirësonte rëndë bujqësinë. Mjekët ndërkombëtarë për parandalimin e luftës bërthamore vendosën numrin e mundshëm të vdekjes nga uria në rreth 2 miliardë njerëz.
Petrov, pothuajse i vetëm, i parandaloi ato vdekje.
Parandalimi i vdekjes së qindra milionave, në mos miliarda, njerëz ishte një vendim i kushtueshëm për Petrov. Nëse ai kishte gabuar, dhe ai në një farë mënyre do të mbijetonte në sulmin bërthamor amerikan, ai ka të ngjarë të ekzekutohej për tradhti. Edhe pse ai kishte të drejtë, sipas David Hoffman të Washington Post, “Petrov u morr në pyetje pa dyshim më pas [dhe] kurrë nuk e shpërblye për vendimin e tij”.
Petrov vdiq me 19 maj në vitin 2017, në moshën 77 vjeçare, në një periferi jashtë Moskës. Ai kishte kohë që ishte në pension dhe po jetonte vetëm. Aso kohe asnjë media nuk kishte raportuar gjerësisht për vdekjen e burrit që dikur kishte shpëtuar botën. /Insajderi.com
Burimi: VOX, BBC