OKB paralajmëron botën: Uria po rritet

OKB paralajmëron botën: Uria po rritet

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), ka bërë me dije se uria ka prekur 821, 6 milionë banorë në mbarë botën në vitin 2018 gjersa në vitin paraprak, statistika e urisë globale ishte 811 milionë., transmeton Insajderi.

Pas dekadash rënie, pamjaftueshmëria e të ushqyerit rifilloi rritjen që prej vitit 2015.

“Duke rezultuar mes objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të përcaktuar për vitin 2030, për perspektivën e një bota ku nuk ka asnjë njeri në pamjaftueshmëri ushqimore, ky afat bën që kjo të kthehet në një sfidë gjigante”, thekson raporti./ATSH/