Manchester United ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me trajnerin e tyre aktual, Ole Gunnar Solskjaer, shkruan Insajderi.
Solskjaer ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare e cila do ta mbajë norvegjezin në “Old Trafford” të paktën deri në vitin 2024.
Në një intervistë të dhënë, tekniku norvegjez është shprehur i kënaqur që ka vazhduar bashkëpunimin me “Djajtë e Kuq”.
“Të gjithë e dinë ndjesinë që kam për këtë klub dhe jam i kënaqur që kam nënshkruar kontratën e re”, u shpreh ai.
Solskajaer ka në drejtim skuadrën angleze që nga viti 2018, ndërsa deri tani ende nuk ka arritur të fitojë ndonjë trofe me ta./Insajderi.com