Olimpistja u dhunua nga mjeku i ekipit qysh nga mosha 13-vjeçare

Olimpistja u dhunua nga mjeku i ekipit qysh nga mosha 13-vjeçare

Medalistja e artë e lojërave olimpike Londër 2012, McKayla Maroney, thotë se ajo ishte abuzuar seksualisht nga ish-mjeku e gjimnastikës, amerikani Larry Nassar, qysh nga mosha 13 vjeçare.

Maroney, 21 vjeçe, tha se ishte abuzuar për një periudhë shtatëvjeçare nga Nassar.

Nassar është në paraburgim, në pritje të gjyqit në Miçigan mbi akuzat e shumta të sjelljes penale, pasi edhe më herët këtë vit ka pranuar se posedon imazhe të abuzimit të fëmijëve.

Maroney tha se abuzimi “i panevojshëm dhe i neveritshëm” filloi në një kamp trajnimi kombëtar në Teksas.

“Ajo nuk mbaroi derisa u largova nga sporti”, shtoi ajo.