Oliver Kahn: Duhet të kemi kujdes me këtë lojtar

Oliver Kahn: Duhet të kemi kujdes me këtë lojtar

Bayern Munich duhet të jetë i kujdesshëm kur vjen puna tek blerja e lojtarit të Manchester City-it, Leroy Sane, këtë verë, ka thënë legjenda e klubit bavarez dhe anëtari i bordit në klub, Oliver Kahn, shkruan Goal, njofton Insajderi.

Pep Guardiola e ka konfirmuar këtë javë se përfaqësuesi i Gjermanisë, dëshiron të largohet dhe e ka refuzuar ofertën e re nga Qytetarët, kurse kjo e vjetra i përfundon në 2021.

Bayern i ka gjasat më të mëdha për ta marrë Sanen, por Khan thotë se klubi “duhet të shkojë n’t’sigurtë”, kur vije puna tek oferta financiare, për shkak të situatës së fundit të krijuar nga COVID-19./Insajderi.com