
Sulmuesi i Chelsea dhe i kombëtares së Francës, Olivier Giroud, ka folur për të ardhmen e tij dhe për një largim të mundshëm, pasi mediat kishin raportuar se ndeshja finale e Fa Cup, kundër ish ekipit të tij, Arsenal, do të jetë e fundit për të, në fanellën e e Chelsea.
“Unë kam edhe një vit në kontratën time me Chelsea-n dhe nëse do të qëndroja edhe një vit këtu, do të isha shumë i lumtur. Por nuk mund të di të ardhmen dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë” tha Giroud, trasnemton Insajderi.
Me ardhjen e Timo Werner, nga RB Leipzig, konkurrenca në repartin e sulmit është rritur ndjeshëm, duke llogaritur se Chelsea ka edhe sulmues të tjerë si Abraham dhe Batshuayi./Insajderi.com.