Ka përfunduar gara e Olt Gandirollit në not në 100 metra stil i lirë në kuadër të Lojërave Olimpike që po zhvillohen në Tokyo, shkruan Shqip.com.
Ai garoi në grupin e parë, derisa zuri vendin e dytë më kohë 54:33 sekonda.
Gandirolli theu rekordin e tij personal prej 55:33 sekonda që e arriti vitin e kaluar në Kampionatin Evropian në Hungari.
Tash ai do të pres të shoh nëse koha e tij do të jetë e mjaftueshme për t’u kualifikuar në gjysëfinale të kësaj disiplinës në të cilën ai garon.
Në këtë disiplinë janë nëntë bateri në total, derisa 16 notarët me kohën më të mirë kalojnë tutje në gjysëmfinale./Insajderi.com