Galatasaray ka vendosur të largojë nga lista futbollistin Omar Elabdellaoui për pjesën tjetër të sezonit të Superligës Turke për shkak të dëmtimit të syrit të tij, njofton Insajderi.
Një zyrtar i klubit Galatasaray njoftoi për (AA) se mbrojtësi i djathtë norvegjez nuk u përfshi në listën e lojtarëve në dispozicion për ndeshjet e ardhshme, e cila është dorëzuar në Federatën Turke të Futbollit.
Thuhet se Elabdellaoui është informuar për vendimin dhe se trajtimi i tij është prioriteti kryesor.
Lojtari 29 vjeçar u plagos në fytyrë dhe sy gjatë një ahengu në prag të Vitit të Ri kur një fishekzjarr i shpërtheu në dorë.
Ai doli nga spitali muajin e kaluar, por trajtimi i tij ende vazhdon në shtëpi.
Elabdellaoui erdhi në Galatasaray në vitin 2020 nga klubi grek Olympiacos dhe me ekipin turk ka një kontratë deri në vitin 2023. Këtë sezon për “Luanët” ai luajti në 13 ndeshje. /Insajderi.com