OnePlus prezantoi telefonin që i zhduket kamera, të frymëzuar nga makina sportive McLaren

OnePlus prezantoi telefonin që i zhduket kamera, të frymëzuar nga makina sportive McLaren

Në CES 2020, OnePlus e ka prezantuar telefonin Concept One të cilit i zhduket kamera, ndërsa është i frymëzuar nga makina sportive McLaren 720S Spider.

Pjesa e përparme është identike me OnePlus 7 Pro, derisa edhe funksionet e brendshme, kjo pajisje që ende është në fazën e konceptit, pritet ta ketë të njëjtë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, pjesa e pasme është shumë më speciale, sepse ndarja në dy pjesë, e bëjnë që të duket sikur kulmi i McLaren nga lartë.

Aktivizimi i kamerës, e nxjerrë përjashta telefonit një kamerë nga pjesa e sipërme, derisa në mes i ndezë edhe tri të tjera.

Kapacitetet që kanë këto kamera, iu mundësojnë të fotografojnë edhe në ambient me dritë të dobët. Të integruar i ka edhe disa filterë, që ndalojnë dritë në ambient me dritë të fuqishme, për një imazh shumë më të mprehtë.

Derisa, aktivizimi i tyre, është zvogëluar nga 45 sekonda, në 0.7 sekonda, që është e njëjtë me aktivizimin e një kamere të zakonshme telefoni.

Telefoni OnePlus Concept One, që ka dukje shumë të mirë, vazhdon të mbetet një koncept dhe nuk dihet kur do të prodhohet.