OPCW: Navlny u helmua me Noviçok

OPCW: Navlny u helmua me Noviçok

Mostrat e marra nga lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny kanë konfirmuar prezencën e një agjenti kimit, Noviçok, tha Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) në një deklaratë më 6 tetor, transmeton Insajderi.

Mostrat e gjakut të marra nga kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny konfirmuan praninë e një agjenti nervor nga familja e ndaluar Novichok, tha të martën mbikëqyrësi global i armëve kimike.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) tha në një deklaratë se biomarkuesit në gjak dhe urinën e tij kishin “karakteristika të ngjashme strukturore si kimikatet toksike që i përkisnin” grupit Novichok, raporton Reuters.

“Këto rezultate përbëjnë një çështje mjaft shqetësuese”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OPCW, Fernando Arias, i cili u bëri thirrje vendeve anëtarëve të zbatojnë traktatin ndërkombëtar që ndalon përdorimin e armëve kimike. /Insajderi.com