Operacioni masiv në Sllovaki – do ta testojnë krejt popullatën për COVID-19

Presidentja Zuzana Caputova ka bërë thirrje që të rimendohet plani për testimet masive, pasi shefat e forcave të armatosura thanë se nuk kanë personel të mjaftueshëm për t’i realizuar testimet.

Operacioni masiv në Sllovaki – do ta testojnë krejt popullatën për COVID-19

Sllovakia ka nisur një projekt ambicioz, që ka për qëllim testimin për Coronavirus të gjithë banorëve mbi 10 vjeç, edhe pse presidentja e këtij shteti ka thënë se kjo ide është “e parealizueshme”.

Projekti për testimin e katër milionë personave pritet të zgjasë dy javë.

Rastet e reja me Coronavirus janë rritur në Sllovaki dhe autoritetet kanë argumentuar se alternativa e vetme për të frenuar rastet e reja është mbyllja e përgjithshme, raporton BBC.

Presidentja Zuzana Caputova ka bërë thirrje që të rimendohet plani për testimet masive, pasi shefat e forcave të armatosura thanë se nuk kanë personel të mjaftueshëm për t’i realizuar testimet.

Deri më tani, vetëm 70 për qind e stafit prej 20,000 pjesëtarësh për të kryer testet janë rekrutuar, ka thënë Ministria e Mbrojtjes.

Sllovakia ka në plan që kryejë testime të shpejta, që kanë 30 për qind marzhë të gabimit. Rezultatet e këtyre testimeve jepen pas 30 minutash.

Sipas shifrave të fundit, në Sllovaki, që prej muajit mars e deri më tani janë regjistruar 55,091 raste me Coronavirus. Prej tyre, 212 pacientë kanë vdekur./Insajderi.com