Operohet me sukses mesfushori i Liverpoolit

Operohet me sukses mesfushori i Liverpoolit

Mesfushori i Liverpoolit, Harvey Elliot është operuar me sukes pas lëndimit të rëndë që pësoi kundër Leeds United.

Përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, Elliot ka shkruar se gjithçka ka shkuar mirë gjatë operacionit dhe i ka falenderuar të gjithë për përkrahjen e dhuruar, transmeton Insajderi.com.

“Operiacioni ishte i suksseshëm.Faleminderit të gjithëve për mbëeshtjen e mrekullueshme. Në fund të çdo stuhie është një qiell i artë”, ka shkruar angezi.

18 vjeçari pritet të jetë jashtë fushave të gjelbra për disa muaj.

Ai konsiderohet nga Jurgen Klopp si njëri ndër talentët më të mëdhenjë te “The Reds” dhe në këtë sezonë kishte filluar të luate si startues./Insajderi.com

Postimi i Elliot në Instagram