Operohet portieri i Milanit

Operohet portieri i Milanit

Mike Maignan do të jetë jashtë fushave të gjelbra për dhjetë javë.

Gardiani i Milanit është lënduar në dorën e djathtë dhe si pasojë e kësaj i është dashur të operohet, përcjellë Insajderi.com.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi Italian – përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale.

“AC Milan njofton se sot, Mike Maignan iu nënshtrua një ekzaminimi artroskopik i cili zbuloi dëmtimin e një ligamenti në kyçin e dorës së tij të majtë i cili është riparuar. Një u vendos gjithashtu në scaphoid për shqetësimin vaskular.

Operacioni, i kryer në klinikën La Madonnina, nga Mjeku Loris Pegoli në prani të Menaxherit të Shëndetit të Milanit Stefano Mazzoni, ishte krejtësisht i suksesshëm.

Do të pasojë një imobilizim prej gjashtë javësh dhe më pas do të vazhdojmë me protokollin e rehabilitimit. Kthimi i Maignan në fushë pritet për 10 javë”, thuhet në njofitmin e ekipit Italian.

Foto e Maingan pas operimit

Maingan ju bashkua kuqezinjëve në afatin kalimtar të verës si transfer i lirë.

Në sezonën e kaluar, ai ishte shpallur kampion në Ligue 1 me Llile ku ishte i pazëvendësueshëm në portë.

Edhe në “San Siro” është shndërruar në në titullar të padiskutueshëm dhe intervenimet e tij ka qenë vendimtar për skuadrën e udhëhequr nga Pioli.

Ai është vetëm 26 vjeçar dhe po pëlqehet jashtëzakonisht shumë edhe nga fansat e ekipit Italian./Insajderi.com