![Operohet sulmuesi i Prishtinës](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/10/Khalid-operimi-700x440.jpg)
Sulmuesi i Prishtinës, Basit Abdul Khalid është operuar me sukses nga miniskusi, ka konfirmuar klubi nga kryeqyteti përmes faqes zyrtare.
KF Prishtina konfirmon se ai do të jetë i gatshëm ta ndihmojë skuadrën vetëm në stinorin pranveror, transmeton Koha.net.
Khalid, i lindur në Gana, pjesë e Prishtinës është nga muaji prill i vitit 2016 duke regjistruar 51 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola.