Arbër Hoxha është operuar të martën, pasi u dëmtua në gju gjatë stërvitjeve me Ballkanin para ndeshjes me Trepçën ’89.
Lajmin e ka bërë të ditur Avni Bytyqi, drejtor sporti te klubi nga Suhareka duke thënë:
“Arbër Hoxha është operuar te mjeku i njohur Qerim Kida. Operimi për fat të mirë ka shkuar shumë mirë. Tashmë presim që edhe faza e rehabilitimit të shkojë mirë”..
Mendohet që 21-vjeçari Hoxha do të mungoj së paku gjashtë muaj, pas dëmtimit të ligamentit në gjurin e majtë.
Në 28 ndeshje të zhvilluara sivjet me Ballkanin në gjitha garat, Hoxha ka realizuar gjashtë gola dhe ka asistuar një herë.
Insajderi.com