Opozita turke kërkon anulimin e votimeve pasi Erdogan fitoi pushtet

Opozita turke kërkon anulimin e votimeve pasi Erdogan fitoi pushtet

Partia opozitare ka kërkuar të hënën që referendumi i cili i jep presidentit Erdogan fuqi gjithëpërfshirëse  të shfuqizohen pasi një votimi “Po” të ngushtë e cila ekspozoi divizione të hidhura dhe ka ngritur shqetësim nga liderët e Bashkimit Evropian.

Rezultatet jozyrtare kanë treguar një fitore të ngushtë prej 51,4 për qind të votave në favor.

Dy partitë më të mëdha opozitare e sfiduan referendumin, duke thënë që është me shumë gabime, shkruan Reuters.

Partia Demokratike e Njerëzve, pro-Kurde, tha që ka prezantuar ankesë për fletëvotimet e pastampuara të cilat kanë ndikuar te 3 milionë votues, më shumë se dyfishi i fitores së Erdoganit.

Ata kanë thënë që nuk është ende e qartë se sa vota janë afektuar.

“Kjo është arsyeja pse vendimi i vetëm i cili do të përfundonte debatin për legjitimitetin (e votimeve) dhe të lehtësojë shqetësimet ligjore të njerëzve është anulimi i këtyre zgjedhjeve”, ka thënë zëvendës kryetari i partisë Bulent Tezcan.

Tezcan ka thënë që do të shkojë nëse është e nevojshme në gjykatën kushtetuese – njëra nga institucionet në të cilat Erdogani do të fitonte kontrollin përmes caktimit të anëtarëve të saj.

Ndërsa Erdogani ka thënë që ndryshimet kanë qenë të nevojshme për të përfunduar jo-stabilitetin i cili ka kapluar vendin përgjatë dekadave.

“Për herë të parë në histori të Republikës, ne po ndryshojmë sistemin tonë udhëheqës përmes politikave civile”, ka thënë ai në një fjalim të fitores.

Por ndarjet e treguara nga rezultatet e përafërta mund gjithashtu të sjellin më shumë shqetësime. Ndryshimet janë përkrahur nga pjesët rurale konservative, por janë refuzuar fuqimisht në Stamboll dhe qytetet tjera. /Insajderi.com