Opozitarët koreanojugorë e rruajnë kokën publikisht në shenjë proteste kundër pushtetit

Lideri i opozitës në Korenë Jugore është i fundit në një sërë të politikanëve të cilit e rruan kokën publikisht në shenjë proteste kundër qeverisë, shkruan BBC.

Opozitarët koreanojugorë e rruajnë kokën publikisht në shenjë proteste kundër pushtetit

Huang Kjo-an u bë “tullac” të hënën mbrëma para përkrahësve dhe gazetarëve para pallatit presidencial.

Kështu po proteston opozita kundër ministrit të ri të drejtësisë Cho Kuk, familja e të cilit është përzier në skandale të korrupsionit.

Për arsye të njëjtë javën e kaluar u bënë “tullac” edhe dy deputete.

Të tri funksionarët janë të partisë konservative e cila po e kundërshton qeverinë e presidentit të shtetit prej të cilit po kërkojnë ta shkarkojë ministrin e drejtësisë Cho.

Cho Kuk, ish profesor i drejtësisë dhe i afërt me presidentin, u emërua në këtë funksion muajin e kaluar.

Kritikët e tij janë të zemëruar sepse Moon e emëroi përkundër akuzave serioze për mashtrime financiare dhe akademike të anëtarëve të familjes së tij.

Bashkëshortja e Cho, gjithashtu profesoreshë, është akuzuar se ka falsifikuar materialin i cili i ka ndihmuar vajzës së tyre të regjistrohet në fakultet dhe të fitojë bursën, për çka janë ankuar studentët tjerë.

Prokurorët gjithashtu po hetojnë mashtrimin e pretenduar në një fond që ka lidhje me një të afërme të Cho-s. Hetuesit javëve të kaluara kanë zbatuar disa bastisje që kanë lidhje me anëtarët e familjes së ministrit./Insajderi.com.