Rruga që Haxhi Krasniqi e bëri deri sa u shpall Kampion i Botës ishte e gjatë dhe me shumë pengesa, por në fund ja vlejti “barra qiranë”.
Boksieri nga Juniku do ngjitet sonte edhe njëherë në ring përballë Dominic Boesel për të mbrojtur titujt IBO dhe WBA, shkruan Insajderi.com.
Ky meç do të nisë rreth orës 23-00(nuk dihet saktë), ndërsa do të zhvillohet në në “GETEC Arena” në Magdeburg, Sachsen-Anhalt, Gjermani.
Kundërshtari i boksierit nga Kosova është po i njëjti të cilën e kishte mposhtur për tu bërë kampion me 10 tetor të vitit 2020.
Ai është ngjitur në ring 33 herë si profesionist, ka 21 fitore dhe dy humbje. 12 fitore i ka realizuar me knockout.
Ndërsa, Krasniqi ka fituar gjithesej 57 ndeshje në karrierën e tij si profesionist, ku ka dalë fitues në 51 prej tyre, ndërsa ka edhe gjashtë humbje. 19 ndeshje i ka fituar me knockout.
Haxhi Krasniqi është 34 vjeçar, kurse Dominic Boesel është tri vjet më i ri./Insajderi.com