Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike me kompetenca për përcaktimin e fajit

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike me kompetenca për përcaktimin e fajit

Mbikëqyrësi më i madh në botë i armëve kimike i dha vetes kompetenca shtesë për të catuar fajin për sulme, pavarësisht kundërshtimeve të Rusisë.

Deri më tani, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka mundur të përcaktojë vetëm përdorimin e armëve kimike, por jo kush i ka përdorur ato.

Britania, e cila i propozoi kompetencat e reja, argumentoi me sukses se ato janë të nevojshme për të trajtuar sulmet e vazhdueshme kimike në Siri.

Rusia tha se vendimi është “përtej mandatit” të mbikëqyrësit.

Ajo po ashtu tha se organizata po përballet me “krizë të krijuar artificialisht”.

Megjithatë, anëtarët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike votuan në favor të kompetencave shtesë – me 82 vota për dhe 24 kundër.

Britania e bëri propozimin pas sulmit kimik ndaj një ish-spiun rus dhe vajzës së tij në qytetin Sallsbëri të Anglisë.

Britania e akuzoi Rusinë për përdorimin e një agjenti nervor në këtë përpjekje për vrasje, por Moska e mohoi përfshirjen.

Ekspertët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike kanë konstatuar përdorimin e përsëritur të armëve kimike në konfliktin në Siri, në Irak dhe gjetkë.