Barcelona zhvilloi një koncert falas për 500 banorë të lodhur nga bllokimi – por atyre iu desh të kalonin një test të shpejtë të Coronavirusit për t’u futur brenda, shkruan Neë York Post, transmeton Insajderi.
Fondacioni i Luftimit të AIDS-it dhe Sëmundjeve Infektive të Barcelonës organizoi eventin e muzikës live si një eksperiment për të peshuar efikasitetin e testeve të shpejta të përdorura për ngjarje të mëdha, kulturore.
Më shumë se 1.000 banorë u mblodhën në Teatrin Apolo, ku iu dha një test antigjeni COVID-19. Rreth 500 vullnetarë testet e të cilëve u kthyen pa COVID u zgjodhën rastësisht si anëtarë të audiencës për festivalin muzikor pesë orësh.
Ata që u dërguan në shtëpi do të formojnë një grup kontrollues që do të lejojë organizatorët të krahasojnë virusin e përhapur mes tyre me grupin që u la në koncert.
Qëllimi i eksperimentit është të gjykojë nëse testet e antigjenit – të cilat prodhojnë rezultate brenda 15 minutash, por thuhet se janë më pak efektive sesa testet PCR – mund të lejojnë që në mënyrë të sigurt të ndodhin mbledhje të mëdha sërish. /Insajderi.com