Organizuesja e Black Lives Matter përballet me dënimin prej 15 vitesh për protestë paqësore

Organizuesja e Black Lives Matter përballet me dënimin prej 15 vitesh për protestë paqësore

Më 21 korrik, aktivistja e Black Lives Matter, Tianna Arata u arrestua nga policia pas një proteste, në organizimin e së cilës ajo ndihmoi, që përfundoi në vandalizëm dhe ndalim të trafikut në një autostradë.

Pavarësisht shumë dëshmitarëve okularë, që tregojnë përfshirjen e policisë në ngjarjem departamenti i policisë në San Luis Obispo, ka ngritur akuza ndaj Aratas’s që mund të përfundojnë me 15 vjet burg, raporton Papermag, shkruan Insajderi.

Shumica janë duke e konsideruar këtë vendim si të padrejtë, duke tentuar të i vihet përgjegjësia një personi të vetëm, për veprat e të gjithë protestuesve.

Hashtagu #FreeTianna filloi të përhapet shumë shpejtë, me një peticion në Change.org që kërkon lirimin e e Aratës, që tashmë ka mbledhur 70.000 nënshkrime dhe demostrata që kërkojnë që akuzat të tërhiqen.

Sipas një deklarate, shefja e policisë Deanna Cantrell, e telefonoi Aratan para protestës, të sigurohej që do të ishte paqësore, por kjo gjë rezultoi në humbje të kontrollit dhe thyerje të xhamave të makinave.

Pasi protesta u qetësua, policia e arrestoi Aratan për mbledhje jo të ligjshme, konspiracion dhe rezistim të arrestimit. Videoja që e tregon aktivisten duke u arrestuar është duke qarkulluar në media sociale, për qëllim të vetëdijësimit.

“Mënyra se si policia priti derisa mbetëm vetëm me disa miq dhe arrestoi miken time më të mirë para syve të mi, para nënës së saj… ishte traumatike”, tha një grua e quajtur Mel, e cila identifikohet si mikesha më e mirë e Arata. “Ata përdorën forcën kundër saj, 6 burra të armatosur e futën me forcë në makinë”.

Ndërsa Arata tha se kjo situatë e kishte rënduar shumë. Mentalisht por edhe fizikisht sepse nuk mund të pushoj. Po zgjohem në mes të natës. Unë sapo kam mbushur 20 vjet dhe ka shumë gjëra që dua të arrij. Dua të tejkaloj edhe këtë gjë dhe të ndërmarr gjëra të reja në jetën time.

Gjykimi i Aratas do të ndodh më 3 shtator./Insajderi.com