Orges Bunjaku largohet nga Baseli, transferohet në Francë

Orges Bunjaku largohet nga Baseli, transferohet në Francë

Orges Bunjaku është larguar nga Baseli pas një viti e gjysëm të kaluar në ekipën e parë zvicrane, shkruan Insajderi.

Bunjaku kaloi të gjitha grupmoshat e skuadrës zvicrane, derisa në vitin 2020 u bashkua me ekipin e parë.

Që nga ajo kohë, mesfushori ka zhvilluar 12 paraqitje në Superligën e Zvicrës, tri në Kupë kurse vetëm një në Ligën e Evropës.

Duke parë hapsirat e pakëta të ofruara për të, Bunjaku ka vendosur të ndryshoi klub, ku është transferuar te skuadra franceze, Grenoble Foot 38, e cila luan në Ligue 2.

Faqja zyrtare e Baselit bërë të ditur lajmin për transferimin e tij, ku ka shtuar se i nevojitet lojtarit kjo lëvizje për shkak të hapsirave të vogla për të.

Bunjaku tani është prezantuar te klubi francez ku ka nënshkruar kontratë tri-vjeçare dhe do të bartë numrin 25 në fanellë./Insajderi.com