Orges Shehi dhe Bledi Shkëmbi të gatshëm për të marrë drejtimin e Ballkanit

Orges Shehi dhe Bledi Shkëmbi të gatshëm për të marrë drejtimin e Ballkanit

Ballkani ka marrë vendimin së bashku me Ismet Munishin për të ndërprerë kontratën e bashkëpunimit. Në këtë mënyrë është larguar trajneri më karizmatik në Kosovë që njihej ndryshe edhe si “Baba e futbollit”, njofton Insajderi.

Munishi e ktheu Ballkanin në një ekip që luftonte për titullin kampion, ndërsa më herët nuk e kishte këtë epitet. Pra duke e rritur së tepërmi cilësinë e skuadrës dhe njëkohësisht duke zbuluar talente që ishin ‘thesar’ për futbollin në Kosovë.

Tashmë pozita e trajnerit e lënë bosh do të mbushet me një trajner që ka dalë si produkt i Kategorisë Superiore nga Shqipëria.

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, ka udhëtuar drejt Tiranës për të folur me dy trajnerë shqiptar. Bëhet fjalë për Orges Shehin dhe Bledi Shkëmbin, ndërsa në orët në vijim pritet që të mësohet emri që ka arritur të bind presidentin e Ballkanit. /Insajderi.com