“Orikum Group” nesër hap show room-in e ri në Prishtinë

“Orikum Group” nesër hap show room-in e ri në Prishtinë

4 dhjetori është data e shumë pritur e të gjithë artdashësve të pajisjeve të, ngrohjes ujësjellësit dhe sanitarisë, dhe, pasi që në këtë datë kompania “Orikum Group” do ta hap show room-in e ri në Prishtinë.

E njohur prej një dekade “Orikum Group” ka thyer çdo pritshmëri duke befasuar klientët e tyre me pajisjet më të avancuara në treg. Përfaqësuese e shumë brendeve me të njohura botërore si BOSCH, JANSEN,OVENTROP,FAR, BUGATTI, JRG SANIPEX MEPA  etj… “Orikum Group”, ka arritur që klientëve t’i servoj pajisjet për sistem të ngrohjes, ujësjellësit dhe sanitarit, nga një kualitet evropian.

Për ta pasur një ambient të ngrohtë dhe tejet komod, kjo kompani me distributor zyrtar BOSCH, ka prezantuar Pompën Termike me efikasitet të llojit AJËR-UJË për ngrohje, ftohje dhe ujë sanitar me Compress 6000 AW.

Pompa Termike shquhet për efikasitet të lartë të energjisë, 5.1 kW të energjisë ngrohëse është prodhuar nga 1 kW të energjisë elektrike, d.m.th. diferenca prej 4.1 kW është energjia e lirë e marrë nga ajri i jashtëm. Është e përshtatshme për ngrohje qendrore me radiatorë, fancoill dhe ngrohje në dysheme.

Pompa Termike është e qetë në punë. Në modalitetin e heshtur, niveli i zhurmës ulet në 3 dB. Përdoruesi mund ta rregullojë atë manualisht ose automatikisht – për shembull, për punën gjatë natës. Është gjithashtu e rehatshme për të vepruar me një smartphone: duke përdorur aplikacionin, përdoruesi mund të kontrollojë me lehtësi nga distanca pompën termike. Ajo merr një hapësirë shumë të vogël, është e lehtë, pa zhurmë dhe E prodhuar në Suedi.

Pompa termike më efikase në botë, testet e efikasitetit janë kryer nga Instituti Danez i Teknologjisë me 54 modele ajër/ujë:

Për tu njohur sa më shumë me brendet botërore, me 4 dhjetor mund t’i shihni nga afër të gjitha këto pajisje në show roomin e ri në Prishtinë të cilin mund ta gjeni në Zonën Industriale Rruga. Lidhja e Pejës nr 88 Zona industrial km 1 10000 Prishtine- Kosove afër AKI-së.