Orteku merr me vete 5 persona

Orteku merr me vete 5 persona

Sot në Goms të Kantonit të Valisit një ortek ka marrë me vete pesë persona. Një kolonë shpëtimtarësh, e mbështetur nga ajri me një helikopter shpëtimi të Air Zermatt është mobilizuar në kërkim të viktimave, njofton Policia Kantonale e Valisit.

Personat e mbuluar nga orteku janë pesë skitarë. Orteku ka shpërthyer në zonën jashtë zonës së pistës së shënjuar të skijimit

Për shkak të motit të keq e të papërshtatshëm kërkimi është shumë i vështirësuar, njofton policia.