Osmana Dembele shumë afër United

Osmana Dembele shumë afër United

Sulmuesi anësor i Barcelonës, Osmana Dembele, është shumë afër që të bëhet lojtar i Manchester United.

Mediumi i afërt me Barcelonën, AS, raporton se marrëveshja është shumë afër të arrihet në mes klubit të Barcelonës dhe Manchester United, për një shifër prej rreth 60 milion eurove, transmeton Insajderi.

AS, gjithashtu shkruan se Barcelona, menjëherë ka filluar lëvizjet për blerjen e Depay, pasi tani ka mjetet e siguruara nga shitja e Dembele.

Ditë më parë, është raportuar se Dembele, ka refuzuar të largohet, por duket se Koeman, i ka bërë të qartë atij se ai nuk bënë pjesë në planet e tij./Insajderi.com.